POLITIKA E PRIVATËSISË

Kompania Sanofi është e përkushtuar plotësisht mbrojtjes së të dhënave personale dhe tenton t’ju ofrojë të gjitha informacionet përkatëse lidhur me mënyrën sesi përpunon të dhënat tuaja personale në këtë faqe interneti.

Në vazhdim do të gjeni të gjitha informacionet e përshtatshme lidhur me përpunimin e të dhënave personale në këtë faqe interneti. Keni parasysh se përmbajtja e kësaj Politike të Privatësisë mund të pësoj ndryshime, për shembull gjatë zhvillimit të proceseve tona ose si rezultat i ligjit në fuqi. Nëse këto ndryshime bëhen të rëndësishme në mënyrë objektive ose ndikojnë në të drejtat tuaja ose detyrimet tona lidhur me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale (dhe nëse ne kemi një mënyrë që t’ju kontaktojmë) do t’ju njoftojmë për përditësimin në përputhje me rrethanat bazuar në informacionet që kemi mbledhur.

Megjithatë, ju rekomandojmë të vizitoni rregullisht faqen e cila përmban këtë Politikë të Privatësisë për t’i kontrolluar të gjitha përditësimet.

KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE NË KËTË FAQE?

Zyra e Përfaqësimit SANOFI-AVENTIS Groupe S.A në Shqipëri, përfaqësi e një kompanie farmaceutike e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë me numër identifikimi K71902020B në adresën: “Dëshmorët e Kombit” Bulevardi, Twin Towers, Tower 1, kati 6, Apartament A4, Tiranë, Shqipëri është përgjegjëse për përpunimin e të dhënave personale të individëve të cilët përdorin këtë faqe interneti dhe për këtë arsye vepron si kontrollues i të dhënave:

KUJTESË: ÇFARË JANË TË DHËNAT PERSONALE DHE PËRPUNIMI I TYRE?

Për nevojat e kësaj Politike të Privatësisë, të dhënat personale janë të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me personat fizikë që identifikohen ose mund të identifikohen të cilat kompania Sanofi i ka përpunuar lidhur me objektivat dhe qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë.

Le të sqarojmë! Këto janë të gjitha informacionet të cilat kanë të bëjnë me individin. Për shembull, këto të dhëna personale mund të jenë:

  • Informacionet themelore të identifikimit si p.sh. emri juaj ose datëlindja;
  • Informacionet të cilat mund t’ju atribuohen në mënyrë direkte ose indirekte siç janë postimet në rrjete sociale;
  • Informacionet që mund të lidhen me ju ose pajisjen tuaj, siç është adresa IP (d.m.th. adresa e rrjetit të pajisjes suaj);

Në këtë kuptim, termi “përpunim” është çdo veprim i cili ndërmerret lidhur me të dhënat tuaja personale. Për shembull:

  • Mbledhja
  • Ruajtja
  • Qasja
  • Analiza
  • Fshirja

CILAT TË DHËNA PERSONALE MBLIDHEN NË KËTË FAQE INTERNETI?

Gjatë punës, kjo faqe e internetit mund të mbledhë kategori të mëtejshme të të dhënave personale:

  • Të dhënat e identifikimit: të gjitha informacionet të cilat mundësojnë identifikimin tuaj, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte siç janë emri juaj dhe të dhënat e kontaktit (adresa, e-mail-i, numri i telefonit), lloji i punës që bëni ose kompaninë juaj
  • Të dhëna profesionale të siguruara me formularin e regjistrimit
  • Të dhënat për lidhjen: të gjitha informacionet të cilat kanë të bëjnë me lidhjen dhe qasjen në faqen e internetit (p.sh. lloji i pajisjes dhe shfletuesit të cilin e përdorni, koha e lidhjes suaj, adresa IP, faqet e vizituara), historia e shfletimit
  • Të dhënat për vendndodhjen: informacione të cilat pajisja dhe shfletuesi juaj mund të sigurojnë për vendndodhjen tuaj nëse lejoni ndarjen e informacioneve të tilla me kompaninë Sanofi
  • Të dhënat që kanë të bëjnë me cookies dhe të dhënat që mund të mblidhen me ndihmë të cookie-ve: për më shumë informacione për cookie-t shihni tekstin e politika e cookie-t.
  • Në situata të caktuara të veçanta, kompania Sanofi mund të përpunojë mendime filozofike, politike, fetare, anëtarësi në sindikata, orientimin seksual, informacione që kanë të bëjnë me origjinën shëndetësore, etnike ose racore: Sanofi do të përpunojë ato kategori të të dhënave personale të cilat kualifikohen si “të dhënat e ndjeshme” personale ose “kategori të veçanta” të të dhënave personale vetëm nëse kjo lejohet me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. Sanofi do të përpunojë posaçërisht ato të dhëna vetëm nëse merr pëlqimin tuaj të qartë ose konkret për një gjë të tillë.

PËR CILAT QËLLIME MBLIDHEN TË DHËNAT PERSONALE NË KËTË FAQE INTERNETI?

Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të përdoret për qëllime të caktuara. Lidhur me këtë, të dhënat personale në këtë faqe interneti mblidhen dhe përpunohen për qëllimet e mëposhtme:

  • për t’ju mundësuar lëvizjen në këtë faqe interneti
  • për t’ju mundësuar qasjen në shërbime, aplikacione dhe platforma online: menaxhimi i llogarive tuaja në internet
  • për të komunikuar me ju: ju përgjigjemi pyetjeve dhe kërkesave tuaja; ofrojmë mbështetjen për produktet dhe shërbimet, ofrojmë informacione të rëndësishme, informacione administrative, njoftime të domosdoshme dhe materiale promovuese, dërgojmë te rejat dhe informacione për produktet, shërbimet, markat, aktivitetet tona dhe organizojmë dhe menaxhojmë ngjarje dhe kongrese profesionale duke përfshirë pjesëmarrjen tuaj në këto ngjarje.

MBI CILËN BAZË KJO FAQE INTERNETI PËRPUNON TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

Të dhënat tuaja personale përpunohen vetëm në bazë të:

  • vPËLQIMIT tuaj paraprak: në të cilin qartë dhe shprehimisht ia keni dhënë lejen tuaj kompanisë Sanofi të përpunojë të dhënat tuaja personale. Në praktikë, zakonisht kjo do të thotë se Sanofi do t’ju kërkoj juve të nënshkruani dokumentin ose të plotësoni formularin online të “regjistrimit” ose të ndiqni ndonjë procedurë të përshtatshme e cila do t’ju mundësojë që të informoheni krejtësisht dhe të pranoni ose refuzoni qartazi përpunimin e parashikuar të të dhënave personale. Në bazë të lëvizjes në këtë faqe interneti, nëse është relevante, pëlqimi për përpunimin e të dhënave tuaja personale me anë të cookie-ve në përputhje me politikën tonë për cookie-t në vazhdim.
  • marrëdhënia kontraktuale midis jush dhe kompanisë Sanofi: në këtë rast, përpunimi i të dhënave tuaja personale kryesisht duhet për zbatimin ose aplikimin e kontratës. Kjo do të thotë se nëse nuk dëshironi që Sanofi të përpunojë të dhënat tuaja personale në këtë kontekst, kompania Sanofi mund ose duhet të refuzojë lidhjen e një kontrate të tillë me ju ose të humbë mundësi për të ofruar produkte ose shërbime të përfshira në atë kontratë.
  • „interesi legjitim“ i kompanisë Sanofi në kuptim të ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. Në këtë rast, kompania Sanofi merr parasysh të drejtat dhe interesat tuaja themelore duke vërtetuar nëse përpunimi është legjitim dhe i ligjshëm.

SA KOHË RUHEN TË DHËNAT PERSONALE E MBLEDHURA NË KËTË FAQE INTERNETI?

Të dhënat personale të mbledhura në këtë faqe interneti mbahen edhe gjatë periudhave të ardhshme në varësi nga kategoria e të dhënave personale të cilat përpunohen:

  • Të dhënat identifikuese: Sanofi ruan të dhënat tuaja personale për kohën e nevojshme për qëllimet e përshkruara më sipër, ose derisa të hiqet pëlqimi
  • Mesazhet: Të dhënat nuk do të ruhen
  • Informacionet profesionale Sanofi ruan të dhënat tuaja personale për kohën e nevojshme për qëllimet e përshkruara më sipër, ose derisa të hiqet pëlqimi
  • Të dhënat për lidhjen: Të dhënat nuk do të ruhen
  • Të dhënat për vendndodhjen: Të dhënat nuk do të ruhen
  • Të dhënat që kanë të bëjnë me cookie-t dhe të dhënat të cilat mund të mblidhen me anë të cookie-ve. Shikoni më poshtë Politikën e Cookie-ve

KUSH KA QASJE NË TË DHËNAT PERSONALE

Kompania Sanofi mund të transferojë të dhënat tuaja personale në mënyrë të brendshme (d.m.th. subjekteve të tjera të kompanisë Sanofi) dhe/ose në mënyrë të jashtme palëve të treta të ofruesve të shërbimeve për nevojat e:

  • menaxhimit të llogarisë suaj
  • identifikimit të qasjes në faqen e internetit
  • përmirësimit dhe përshtatjes së faqes së internetit dhe produkteve, shërbimeve dhe biznesit tonë në përgjithësi
  • korrespodencës me ju për të zgjidhur çdo pyetje ose ankesë
  • kuptimit më të mirë të fushave të interesit dhe parapëlqimeve tuaja për t’u përmirësuar kanalet tona të komunikimit dhe ndërveprimit me ju
  • dërgimit të njoftimeve dhe informacioneve të tjera të cilat i keni kërkuar ose mendojmë se janë të dobishme për ju.

Kur një transferim i tillë i brendshëm ose i jashtëm i të dhënave personale nënkupton transferimin e të dhënave tuaja personale në vendin i cili ofron një nivel më të ulët të mbrojtjes së të dhënave personale nga niveli i cili ekziston përgjithësisht në vendin tuaj, kompania Sanofi do të sigurojë që të dhënave tuaja personale t’u sigurohet një nivel i mjaftueshëm i mbrojtjes me aplikim të masave të përshtatshme mbrojtëse, siç janë klauzolat standarde Evropiane të kontraktuara, rregullat e detyruara së korporatave të kompanisë Sanofi ose shprehimisht kërkimi i pëlqimit tuaj paraprak.

TË DREJTAT TUAJA: SANOFI DO TË SIGUROJË QË MUND T’I REALIZONI TË DREJTAT TUAJA NË PIKËPAMJE TË TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE.

Ju mund të ushtroni të drejtat tuaja sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

Prandaj ju njoftojmë se keni të drejtë:

  • për t’u qasur në të dhënat tuaja personale në bazë të kërkesës së thjeshtë dhe në atë rast mund të merrni një kopje të këtyre të dhënave (nëse kërkoni), përveç nëse këto të dhëna nuk i dispononi drejtpërdrejt, për shembull me anë të llogarisë suaj personale;
  • që të dhënat tuaja të korrigjohen nëse janë të pasakta, të paplota ose të pa përditësuara;
  • që të dhënat personale të fshihen në situata të cilat parashikohen nga ligji në fuqi për mbrojtjen e të dhënave (“e drejta për tu harruar”);
  • të tërheqjes së pëlqimit të cilin e keni dhënë për përpunimin e të dhënave tuaja personale pa ndikim në ligjshmërinë e përpunimit, nëse të dhënat tuaja personale janë mbledhur dhe përpunuar në bazë të pëlqimi tuaj;
  • për ta parashtruar ankesën ndaj përpunimit të të dhënave tuaja personale, nëse të dhënat tuaja personale janë mbledhur dhe përpunuar në bazë të interesit legjitim të kompanisë Sanofi dhe në atë kuptim duhet të arsyetoni kërkesën tuaj duke shpjeguar situatën tuaj konkrete;
  • për të kërkuar kufizimet në përpunimin e të dhënave tuaja personale në situata të parashikuara nga ligji në fuqi për mbrojtjen e të dhënave;
  • për të marrë të dhënat tuaja personale për transferimin nga kompania Sanofi tek një palë e tretë ose që Sanofi të transferojë të dhënat tuaja personale direkt tek pala e tretë të cilin ju keni zgjedhur nëse kjo teknikisht është e mundur (e drejta mbi kalimin e të dhënave lejohet vetëm nëse përpunimi bazohet në pëlqimin tuaj)

Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga këto të drejta, ju lutemi drejtohuni siç përshkruhet në seksionin “Si të na kontaktoni” dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme për t’ju përgjigjur sa më shpejt.

Gjithashtu mund t’i parashtroni ankesën organit kompetent për mbrojtjen e të dhënave lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale. Madje propozojmë që të na kontaktoni më parë, por nëse dëshironi të përdorni këtë të drejtë drejtohuni direkt organit kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale sipas vendbanimit tuaj.

SI TË NA KONTAKTONI?

Të gjitha pyetjet ose kërkesat lidhur me përdorimin e të dhënave tuaja personale nga kompania Sanofi mund tia dërgoni nëpunësit tonë për mbrojtjen e të dhënave personale në adresën e email-it: SECEuropePrivacy@sanofi.com