NJOFTIM JURIDIK

Në këtë faqe janë paraqitur kushtet e përdorimit të kësaj faqeje interneti (në tekstin e mëposhtëm “faqe interneti”). Kur vizitoni këtë faqe interneti, jeni të detyruar që të respektoni këto kushte. Ju këshillojmë që të kontrolloni rregullisht këto kushte, pasi ato mund të ndryshojnë herë pas here pa njoftim paraprak.

PRONËSIA INTELEKTUALE

Zyra e Përfaqësimit SANOFI-AVENTIS Groupe S.A në Shqipëri, përfaqësi e një kompanie farmaceutike e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë me numër identifikimi K71902020B në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 1, Kati i Gjashtë, Zyra A4, Tirane, Shqipëri, (në tekstin e mëposhtëm „Sanofi“), shoqëri tregtare e cila i përket grupit Sanofi, zotëron dhe administron këtë faqe interneti. Pamja dhe çdo element i saj përfshirë markat tregtare, logot dhe emrat e domeneve që shfaqen në faqen e internetit mbrohen nga ligjet e pronësisë intelektuale dhe i përkasin kompanisë Sanofi ose shoqërive të lidhura lidhura me të dhe duhet leja për përdorimin e tyre.

Asnjë komponent i faqes së internetit nuk lejohet të kopjohet, të riprodhohet, të ndryshohet, rishpallet, të dërgohet, të deformohet, të mbartet ose të shpërndahet në asnjë mënyrë ose në ndonjë medium, tërësisht ose pjesërisht, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë Sanofi. Sidoqoftë, ju mund t’i shkarkoni dhe t’i printoni dokumentet (ose pjesë të tyre) të cilat Sanofi i ka vendosur në faqen e internetit dhe të bëni kopjet e tyre për përdorimin tuaj personal, privat dhe jo komercial në kompjuterin personal ose me anë të mjeteve të ofruara nga kjo faqe interneti.

Deklarata e mëposhtme duhet të shfaqet në çdo kopje të aprovuar të të gjithë ose të një pjese të përmbajtjes së saj në faqen e internetit : “E DREJTA E AUTORIT SANOFI-AVENTIS GROUP 2020 – TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA”.
Gjatë përdorimit të aprovuar të komponentëve të shfaqura në faqen e internetit nuk lejohet në asnjë mënyrë ndryshimi i tyre.

Kompania Sanofi dhe shoqëritë e lidhura me të kanë të drejtën që të ndërmarrin veprime juridike për shkak të shkeljes së të drejtave të saj të pronësisë intelektuale.

NATYRA E INFORMACIONEVE

Qëllimi i faqes se internetit është mbledhja e lejeve elektronike nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Informacionet e dhëna në këtë faqe interneti nuk janë ftesë për përshkrimin ose blerjen e barnave të cilat i ofron kompania Sanofi ose ndonjë shoqëri e lidhur me të, as nuk konsiderohen si ftesë për investim dhe nuk interpretohen si bindje, ofertë publike ose përfaqësim të ofertës për regjistrimin ose blerjen e aksioneve respektivisht, tregtimin e aksioneve të kompanisë Sanofi ose të letrave të tjera me vlerë të cilat i emeton kompania Sanofi dhe/ose shoqëritë e lidhura me të.

KONFIDENCIALITETI

Faqja e internetit nuk është krijuar për të marrë nga ju ndonjë informacion konfidencial. Përveç të dhënave personale (shihni Politikën e Privatësisë në faqen e internetit), çdo informacion në çdo formë (dokumentet, të dhënat, grafikët, pyetjet, sugjerimet, konceptet, vërejtjet e të tjera) të cilin e deklaroni në faqen e internetit në asnjë mënyrë nuk do të konsiderohet si konfidencial. Rrjedhimisht, vetëm dhënia e këtyre informacioneve nga ana juaj na jep të drejtën që t’i përdorim, t’i riprodhojmë, t’i shpërndajmë, t’i modifikojmë ose t’i transferojmë për ta përpunuar kërkesën tuaj.

Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi (“të dhënat e regjistrimit”), të cilat ju janë dorëzuar për regjistrimin në këtë faqe interneti, janë tuajat personale dhe nuk mund të ndahen me një person tjetër. Jeni krejtësisht përgjegjës për përdorimin e besueshmërinë e të dhënave të regjistrimit.

LIDHJA ME FAQE TË TJERA INTERNETI

Kompania Sanofi nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me çdo faqe interneti të një pale të tretë në të cilën mund të keni hyrë me anë të kësaj faqeje. Kompania Sanofi në asnjë mënyrë nuk mund të kontrollojë përmbajtjet e faqeve te internetit të palëve të treta të cilat janë krejtësisht të pavarura nga kompania Sanofi. Ekzistenca e lidhjes midis kësaj faqeje interneti dhe faqes së internetit të palës së tretë në asnjë rast nuk do të thotë se kompania Sanofi aprovon në ndonjë mënyrë përmbajtjen e faqes së internetit të palës së tretë, veçanërisht mundësinë e përdorimit të saj.

Përveç kësaj ju jeni përgjegjës për marrjen e masave të duhura paraprake për parandalimin e çdo infektimi nga faqja e internetit, veçanërisht nga një ose disa viruse kompjuterike të quajtura “trojan” ose me ndonjë tjetër “parazit”.

Faqet e jashtme të internetit mund të përmbajnë hiper-linqe të cilat çojnë deri në këtë faqe interneti. Asnjë hiper-link të tillë nuk do të instalohet shprehimisht pa lejen paraprake të kompanisë Sanofi. Sidoqoftë, kompania Sanofi në asnjë mënyrë nuk është përgjegjëse për mungesën e disponueshmërisë të faqeve të tilla të jashtme të internetit.

KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

Kompania Sanofi bën të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të siguruar që informacionet e paraqitura në këtë faqe interneti të jenë të sakta dhe të përditësuara. Ajo mban të drejtën për të korrigjuar përmbajtjen në çdo moment pa njoftim paraprak. Megjithatë, kompania Sanofi nuk mund të garantojë se të dhënat e disponueshme në këtë faqe janë të sakta, të përditësuara dhe të plota. Materialet dhe komponentët e faqet së internetit janë dhënë “të tilla siç janë” pa asnjë garanci të nënkuptuar ose te qartë. Prandaj, përveç për dëmin e drejtpërdrejt material për shkak të pakujdesjes së qëllimshme të kompanisë Sanofi, ajo nuk është përgjegjëse për:

  • çdo pasaktësi, gabim ose lëshim të informacioneve të disponueshme në faqen e internetit;
  • çdo dëm të shkaktuar nga një ndërhyrje mashtruese të palëve të treta e cila rezulton në ndryshime të informacioneve ose të përmbajtjes së disponueshme në faqen e internetit;
  • dhe më gjerë, për çdo humbje indirekte ose rrjedhje informacioni nga cilado arsye të çdo origjine dhe natyre ose me çdolloj pasoje edhe nëse kompania Sanofi është e paralajmëruar për mundësinë e dëmit ose humbjes së tillë.

Kompania Sanofi nuk ofron asnjë garanci të nënkuptuar ose të qartë që ka të bëjë, pa kufizime, me përshtatshmërinë e faqes së internetit me tregun ose me qëllime të tjera të caktuara.

DISPONUESHMËRIA E FAQES SE INTERNETIT

Pranoni (i) se është teknikisht e pamundur që faqja e internetit të funksionojë pa cilësime të nënkuptuara dhe se kompania Sanofi nuk mund të ndërmarrë asnjë përgjegjësi për këtë (ii), se cilësimet e parazgjedhura mund të çojnë në padisponueshmëri të përkohshme të faqes dhe (iii) se në funksionimin e faqes se internetit mund të ndikojnë negativisht kushtet dhe performancat jashtë kontrollit të kompanisë Sanofi, siç janë, për shembull, lidhjet transmetuese dhe të telekomunikacionit mes jush dhe faqes se internetit.

Kompania Sanofi dhe/ose furnitorët e saj, në çdo moment, mund të ndryshojnë përkohësisht ose përgjithmonë ose të ndalojnë të gjithë faqen e internetit ose një pjesë të saj për të kryer mirëmbajtjen dhe/ose për të bërë përmirësime dhe/ose ndryshime në faqen e internetit. Kompania Sanofi nuk është përgjegjëse për çdo ndryshim ose pezullim ose ndërprerje të faqes së internetit.

INFORMACIONET JURIDIKE

Faqja e internetit dhe përmbajtja e saj janë rregulluar me ligjin e Francës dhe të gjitha mosmarrëveshjet e mundshme janë në kompetencën e gjykatave në Paris, Francë.

NJOFTIMI JURIDIK

REDAKTORI I UEB-FAQES

REDAKTORI I EDICIONIT

HOSTING

Plusserver GmbH
Hohenzollernring 72
50672 Keln
Nemačka
Phone +49 2203 1045 3000